Koeman: Nuk duhet të flasim vetëm për Atleticon, Reali gjithashtu do garojë

Futboll

Koeman: Nuk duhet të flasim vetëm për Atleticon, Reali gjithashtu do garojë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 00:34
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është deklaruar pas fitores bindëse ndaj Real Soceidadit.

Blaugranasit fituan me rezultat të thellë 1 – 6.

Pas ndeshjes, Koeman është pyetur lidhur me garën për titull, derisa ky i fundit tha se pos Atleticos në garë mbetet edhe rivali i përbetuar, Real Madrid.

“Çdo skuadër i duhet kohë që të mësohet. Kemi pasur vështirësi në fillim dhe ishte vështirë për ne të fitojmë ndeshje, por skuadra ka shkuar larg dhe tani ndihemi rehatshëm në fushë”.

“Fizikisht jemi duke ia dal mirë dhe kjo na ka përmirësuar në rezultate. Real Madrid gjithashtu është përmirësuar. Mendoj se do këtë luftë deri në fund për titull”.

“Nuk duhet të flasim vetëm për Atleticon, Real Madrid gjithashtu është aty të luftojë”, deklaroi ai.

Atletico mban kreun me 66 pikë, katër më shumë se Barcelona, derisa Reali renditët në pozitën e tretë me 60 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat