Shtyhet sërish ndeshja mes Ulpianës dhe Vitisë

Futboll

Shtyhet sërish ndeshja mes Ulpianës dhe Vitisë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:15
Shtyhet sërish ndeshja mes Ulpianës dhe Vitisë

Dueli ndërmjet Ulpianës dhe Vitisë është shtyrë sërish dhe sërish për shkak të kushteve atmosferike.

Takimi ishte paraparë për t’u zhvilluar këtë të mërkurë më 24 mars, mirëpo për shkak të terrenit në Shtime, i cili është ngrirë pas reshjeve të mëdha të borës është marrë vendimi nga Komisioni i Garave që ndeshja të shtyhet sërish.

Përballja ndërmjet dy skuadrave pretendente në grupin B nga Liga e Parë për t’u inkuadruar në Superligë ishte e paraparë fillimisht të luhej të dielën më 21 mars, por për shkak të reshjeve të mëdha të borës u shtyrë më datën 24, teksa tashmë është shtyrë sërish.

Komisioni i Garave ka marrë vendim që kjo ndeshje të shtyhet për të dielën më datë 28 mars.

Ulpiana dhe Vitia janë në garë për t’u inkuadruar në Superligë nga grupi B i Ligës së Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat