Prandelli: Në këtë moment ndjej vetëm një hije

Futboll

Prandelli: Në këtë moment ndjej vetëm një hije

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:42
Prandelli: Në këtë moment ndjej vetëm një hije

Si një rrufe në qiell të hapur!

E tillë ka qenë dorëheqja e papritur e trajnerit Cezare Prandeli, dy ditë pas humbjes me Milanin, 3-2 me përmbysje në Firence.

Me anë të një letre dhe pas vetëm 5 fitoresh në 21 ndeshje, strategu italian mbyll jo vetëm aventurën me Fiorentinën, por ndoshta edhe karrierën e tij.

“Në këtë moment ndjej vetëm një hije që më pengon të jem ai çfarë unë dua të jem.

Ndaj, duke falënderuar klubin dhe tifozët e Fiorentinës mbyll këtu aventurën time. Ndoshta edhe karrierën time si trajner, nga e cila nuk kam asnjë peng”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat