Lojtarët e Barcëlonës dëshirojnë që Koeman të vazhdojë edhe vitin tjetër

Futboll

Lojtarët e Barcëlonës dëshirojnë që Koeman të vazhdojë edhe vitin tjetër

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:08
Ronald Koeman

Ronald Araujo ka pohuar se dëshiron qëndrimin e trajnerit Ronald Koeman në klub edhe për sezonin tjetër.

Në fillimin e këtij sezoni kishte polemika të shumta nëse Koeman është i duhuri për këtë punë, pas probleme që Barcelona ka pasur me trajnerë.

Megjithatë, edhe pse klubi katalunas është eliminuar nga Liga e Kampionëve, besimi i lojtarëve te trajneri mbetet i njëjtë.

Barcelona është duke kaluar në një periudhë të mirë në La Liga, duke mos humbur asnjë ndeshje në vitin 2021.

“Është shumë mirë që bordi ka besim tek Koeman sepse trajneri ka treguar se është një i shkëlqyeshëm. Më duhet të them se ai është shumë i mirë me ekipin dhe gjithë lojtarët në dhomën e zhveshjes”, tha Araujo.

“Kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme. Jam i lumtur që ai mund të vazhdojë me ne, sepse ai na sjell shumë, sidomos neve të rinjtë”, shtoi tutje lojtari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat