Bunjaki: Suedia s’është kombëtare që s’mund të befasohet

Futboll

Bunjaki: Suedia s’është kombëtare që s’mund të befasohet

Më: 25 mars 2021 Në ora: 23:50
Bunjaki: Suedia s’është kombëtare që s’mund të befasohet

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta nis aventurën në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022” të dielën kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se Kosova mund të befasojë në këtë takim.

“Ne duhet të besojmë, pavarësisht se Suedia është kombëtare e respektueshme. Por futbolli di të befasojë. Ka kualitet Kosova sidomos në repartin ofensiv, e me pak balancë në repartin defansiv mund ta befasojë, pse jo”, ka thënë ai në emisionin “Interaktiv” në KTV.

Bunjaki nuk e ka përjashtuar mundësinë që “Dardanët” të ndalin pikët e plota në kryeqytet.

“Nuk është kombëtare që s’mund ta befasojmë. Ekziston mundësia të marrim edhe tre pikë. Por duhet respekt. Kanë sulmues të mirë. Kanë kthyer madje edhe qendërmbrojtës të vjetër”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat