Lineker propozon: Vendet e vogla të luajnë me njëri-tjetrin

Futboll

Lineker propozon: Vendet e vogla të luajnë me njëri-tjetrin

Më: 26 mars 2021 Në ora: 14:35
Lineker propozon: Vendet e vogla të luajnë me njëri-tjetrin

Prej shumë vitesh, në arenën ndërkombëtare diskutohet nëse sistemi aktual i kualifikuesve të Kupës së Botës apo Europianit ishte i përshtatshëm, pasi vinte përballë ekipe shumë të forta me ekipe shumë të dobëta, të cilat shpeshherë shërbenin vetëm për golavarazhin.

Shumëkush mendon se duhet një sistem i ngjashëm me atë të Ligës së Kombeve, ku skuadrat të ndahen sipas kategorive dhe kësaj ideje duket se i është bashkuar mbrëmë edhe legjenda e futbollit anglez, Geri Lineker, shkruan vipsport.

Duke parë Anglinë teksa me zgjedhje të dyta e shumë të rinj në përbërje shpartallonte San Marinon 5-0 duke humbur edhe shumë raste të tjera para portës, Lineker hodhi idenë që tashmë kjo skemë të vihej në zbatim, pasi ishte pakuptimtë një ndeshje e tillë.

“Me siguri në kemi arritur atë pikë ku vendet me renditjen më të ulët duhet të luajnë mes tyre që të kualifikohen për të drejtën për të luajtur në këtë nivel. Situata po bëhet absurde”, shkruante ish-sulmuesi i Anglisë në Twitter, ku ka shpjeguar më pas edhe vijimin e këtij argumentimi.

“Funksionon në mënyrë brilante në Kupën FA. Aktualisht do të kishte më shumë kuptim që të arrihej në këtë pikë. Vetëm të shembesh në dru vazhdimisht duhet të të shkatërrojë shpirtin”, ishte shpjegimi i tij për idenë që po mbështeste, duke hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale, me mijëra komente që shoqëruan postimin e ish-sulmuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat