Kujtim Shala për ndeshjen Spanjë-Kosovë, ka frikë...

Futboll

Kujtim Shala për ndeshjen Spanjë-Kosovë, ka frikë...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 mars 2021 Në ora: 13:22
Kujtim Shala për ndeshjen Spanjë-Kosovë, ka frikë...

I tërë kombi shqiptar mezi po e pret sfidën mes Spanjës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset për Kampionatin Botëror në futboll.

Ndeshja luhet nesër në orën 20.45 në stadiumin në Sevilla, ndërsa Spanja ka një fitore e një barazim në grupin B dhe Kosova një humbje.   

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, e para, duhet të jemi të lumtur që Kosova merr pjesë në kualifikueset për Kampionatin Botëror dhe e dyta, e sheh si ndeshje shumë të vështirë me Spanjën.

Image

Ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, skuadrave të elitës franceze dhe gjermane, një ndeshje me Kombëtaren e Kroacisë, ka një lloj frike për këtë sfidë. 

“Më së pari ne duhet të jemi të lumtur, që marrim pjesë në këto kualifikime.

Jemi me një grup shumë të fortë, për at arsye, edhe duhet ta dijmë që ata janë shumë përpara Kosovës me kualitet e dijeni të futbollit! 

Image

Sa i përket Spanjës, janë numër një në botë, se si luhet futbolli, deri diku po mundohet t’i kopjojnë gjermanët, po nuk mundem me ta!”, tha Shala.

Legjenda e futbollit, ka një frikë se Kosova mund të pësoj debakël.  

Image

“Sa i përket ndeshjes Spanja - Kosova, gëzohem me përfunduar me rezultat sikur kundër Suedisë! 

Kam frikë që përfaqësuesja jonë do të përjetoj debakël!

Unë kam bagazh shumë të madh futbollistik, kështu që ndryshe e shoh dhe nuk mund të them atë që doni ju ta lexoni! Nuk jam euforik por realist”, përfundoi Shala.

Kosova ka një ndeshje në grupin B dhe humbje me 3:0 nga Suedia në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat