Morina: Ne me vendosjen e simboleve tona në Sevilla e fituam pjesën e parë

Futboll

Morina: Ne me vendosjen e simboleve tona në Sevilla e fituam pjesën e parë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:25
Morina: Ne me vendosjen e simboleve tona në Sevilla e fituam pjesën e parë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër sfidon Spanjën në Sevilla, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2020’.

‘Dardanët’ i pret një sfidë e vështirë, sepse përballë do të kenë njërën ndër kombëtaret më të forta në planet.

Analisti i futbollit tonë, Arbnor Morina për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se fillimi i krijimit të Kombëtares sonë, nuk ka qenë aspak i lehtë. Ai thotë së duhet të falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në rrugëtimin e krijimit të Kombëtares sonë.

“Fillimi ka qenë shumë i vështirë dhe nuk duhet hedhur poshtë mundin që është bërë më herët”, tha ai.

Tekniku prishtinas mendon së ne me vendosjen e simboleve tona në Sevilla e fituam pjesën e parë.

“Për lojën e nesërme, ne fituam pjesën e parë, sepse atje tashmë është flamuri unë”, theksoi Morina.

Ai thotë së duhet falënderuar gjithë lojtarët që kanë defiluar deri tash në Kombëtare, por sipas tij, tashmë ne duhet të mendojmë për rezultate më të mira.

Morina është i bindur se ende ka djem që duan të luajnë për Kombëtaren tonë ose për Shqipërinë.

“Të gjithë ata lojtarë që kanë defiluar nëpër Kombëtare deri tash e meritojnë mirënjohje, por tani askush nuk na ndalon që të arrijmë më tepër. Mendoj se ende ka djem të rinj që duan të luajnë për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, por më rendësi është veç të luajnë për shqiptarët”, ka pohuar Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat