Trajneri i Holandës: Gjibraltari është antifutboll!

Futboll

Trajneri i Holandës: Gjibraltari është antifutboll!

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:30
Trajneri i Holandës: Gjibraltari është antifutboll!

Holanda mori një fitore të madhe në mbrëmjen e djeshme të kualifikueseve për Botërorin e Katarit, teksa shfrytëzoi kundërshtain modest, Gjibraltarin, që kishte përballë duke shënuar shtatë gola ndërsa nuk pësoi asnjë.

Pas ndeshjes, edhe pse nuk kishte shumë për të folur, trajneri i tulipanëve u ankua për kundërshtarin teksa theksoi se Gjibraltari është antifutboll.

“Gjibraltari? Është antifutboll.

Të gjithë lojtarët binin në tokë pas një prekje të lehtë, ndërsa stoli çohej për t’u ankuar. Portiere merrte një minutë për ta rifutur topin në lojë. U lodha. Më bëhet shumë qejfi që e hoqëm këtë ndeshje dhe e lejmë pas krahëve”, u shpreh De Bur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat