Diego Godin ka luajtur për shumë në nivele shumë të larta, sidomos në periudhën që ishte pjesë e Atletico Madrid. Pika kulmore e Godin ishte goli i shënuar në finalen e Champions League ndaj Real Madrid, po që për fat të keq nuk shërbeu për të fituar trofeun.
Mbrojtësi, i cili tani aktivizohet me Cagliarin ka dhënë një rrëfim, ku ka zbuluar se në vitin 2015 ka qenë shumë pranë transferimit te Manchester City.
Klubi anglez kishte gjetur marrëveshjen me Atleticon dhe transferimi ishte gati ka zbuluar Godin, por ata që e ndaluan kanë qenë trajneri Simeone dhe disa nga lojtarët kryesorë.
Trajneri Simeone, së bashku me kapitenin Gabi dhe mesfushorët Tiago dhe Raul Garcia kishin organizuar një takim me drejtuesit ku i kishin bërë me dije se nëse Godin largohej, edhe ata do të largoheshin nga ekipi. Drejtuesit e Atleticos u gjendën ngushtë nga ky vendim dhe më pas ditën tjetër i ofruan rinovimin Godin, i cili pranoi dhe refuzoi transferimin te Manchester City.