Duro: Jam trajner falës

Futboll

Duro: Jam trajner falës

Më: 4 prill 2021 Në ora: 17:54
Duro: Jam trajner falës

Feronikeli i ka shkaktuar debakël skuadrës së Llapit, duke e mposhtur me rezulta të thellë 4-0, shkruan Insporti,

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Niklit, Klodian Duro ka folur për problemet e fundit brenda skuadrës së tij

“Arritëm të ktheheshim bindshëm, kemi disa probleme brenda grupit tonë, unë nuk kam qejf që pjesëtarët tjerë të grupit brenda të nxjerrin jashtë problemet në një ‘sajt’ që duhet t’i vijë turp se çfarë shkruajnë.

Për mua feja është e shenjtë dhe unë i kam respektuar të gjithë futbollistët e mi duke i bërë stërvitjet edhe me përpara që ata t’i bëjnë ritet fetare.

Jam shumë i fortë në punën dhe rezultatet duken.

Jam një trajner dhe prindër për futbollistët, gjithmonë do të fali, por faljes do t’i vije fundit dhe dikush do t’i merr përgjegjësitë”, ka përfunduar Duro.

Skuadra e Klodian Duros zhvendoset në pozitën e pestë të klasifikimit me 34 pikë të tubuara, duke e lënë prapa Llapin që ka 33 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat