E konfirmon Solksjaer: Martial ndoshta ka humbur sezonin

Futboll

E konfirmon Solksjaer: Martial ndoshta ka humbur sezonin

Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:18
Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar që sulmuesi Anthony Martial do mungojë edhe për disa javë.

Francezi pësoi lëndim derisa përfaqësonte Kombëtaren.

Solskjaer ka konfirmuar që Martial ka pësuar lëndim në gju dhe do jetë jashtë fushës për disa javë.

“Ai ka pësuar lëndim në gju me Francën. Duket se do jetë jashtë fushës për disa javë”.

“Shpresojmë që ai të rikthehet para fundit të edicionit, por nuk jemi të sigurt”, tha ai.

Ndërkohë, Unitedi momentalisht është duke u mposhtur nga Brighton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat