Legjenda gjermane tregon se kush do të jetë trajner i Bayernit

Futboll

Legjenda gjermane tregon se kush do të jetë trajner i Bayernit

Më: 6 prill 2021 Në ora: 18:43
Legjenda gjermane tregon se kush do të jetë trajner i Bayernit

Të fitosh gjithçka të mundshme dhe të kesh gjithsesi probleme.

Kjo është situata e çuditshme e Bayern Munich, ku trajneri  dhe drejtori sportiv Salihamidzic duket se nuk shkojnë mirë.

Sipas legjendës së bavarezëve Lothar Mattahus, trajneri i bavarezëve do të largohet nga kampionët e Europës në fuqi për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë:

“Nuk besoj se ai dhe Salihamixhiq do të punojnë bashkë vitin e ardhshëm. Besoj se pas dy ndeshjeve kundër Paris Saint-Germain do të flasë me Kahn dhe Rummenigge dhe do të thotë se ka dëshirë të shkojë te kombëtarja”, ka thënë Matthaus për Sky, telesport.

Në lidhje me pasardhësin e Flick te Bayern: “Të gjithë e dinë se Bayern duhet ta ketë gati zëvendësuesin në rast se Flick do të largohet. Për momentin është në drejtim të Leipzig dhe quhet Julian Nagelsmann”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat