Ekipi Kombëtar i Shqipërisë U-17, tjetër seleksionim me lojtarët

Futboll

Ekipi Kombëtar i Shqipërisë U-17, tjetër seleksionim me lojtarët

Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:07
Ekipi Kombëtar i Shqipërisë U-17, tjetër seleksionim me lojtarët

Stafi drejtues i ekipit Kombëtar U-17 me në krye trajnerin Ervin Bulku ka zhvilluar këtë të martë një seleksionim 1-ditor me rreth 80 lojtarë të vitlindjes 2005, të cilët aktivizohen me skuadra të kampionatit shqiptar.

Bëhet fjalë për të lojtarë të cilët vëzhgohen për herë të parë nga stafi teknik i Kombëtares U-17 dhe nuk janë aktivizuar më parë me këtë grupmoshë, teksa ky seleksionim u zhvillua në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Krahas normave fizike lojtarët janë ndarë në katër skuadra dhe kanë zhvilluar ndeshje testuese mes tyre në mënyrë që stafi teknik të krijojë një ide më të qartë për vlerat e secilit prej tyre.

Kjo është hera e tretë që tekniku Bulku zhvillon seleksionim me lojtarët e talentuar që pas emërimit në postin e trajnerit të Kombëtares U-17, ndërsa dy të parët janë zhvilluar në muajin shkurt dhe mars.
Duke mbajtur nën vëzhgim të gjithë elementët e perspektivës, stafi teknik do të ketë mundësinë të ndërtojë gradualisht bazat e skuadrës së të ardhmes dhe gjithashtu furnizimi i ekipeve kuqezi të moshave me lojtarë të rinj.

Përmes të tilla seleksionimeve trajneri do të ketë një ide më të qartë për potencialet që ka kjo grup-moshë, ndërkohë që në muajt në vazhdim do të ketë edhe seleksionime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat