Gashi kualifikon skuadrën në gjysmëfinalen e Kupës

Futboll

Gashi kualifikon skuadrën në gjysmëfinalen e Kupës

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:06
Gashi kualifikon skuadrën në gjysmëfinalen e Kupës

Shkëlzen Gashi ka qenë protagonist i skuadrës së Araut dje duke e dërguar atë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar golin e tretë të takimit si dhe asistuar në golin e dytë për ekipin vendës në triumfin 3:0 ndaj Winterthurit.

Arau me këtë fitore të pastër ka siguruar një biletë për në turin tjetër të këtij kompeticioni, duke qenë mes katër skuadrave me të mira që do të diskutojnë këtë trofe dhe shpërblimet që vijnë prej tij.

Gashi herë pas here rigjen rrugën e rrjetës duke treguar se nuk e ka humbur nuhatjen e golit. Asisti i golit të dytë nga shqiptari u dha në minutën e 41-të dhe golin e shënoi në të 49-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat