Klopp: Këto gjëra ndodhin në futboll

Futboll

Klopp: Këto gjëra ndodhin në futboll

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:18
Klopp: Këto gjëra ndodhin në futboll

Liverpooli vazhdon me seritë e rezultateve negative, ku ditën e djeshme u mposht me rezultatin 3-1 nga Reali i Madridit. Anglezët duhet të fitojnë në ndeshjen e kthimit me rezultatin e pastër 2-0 për tu kualifikuar, 3-1 për ta dërguar lojën në shtesë ose çdo rezultat tjetër me 3 gola diferencë.

Gjithçka duket e vështirë për të kuqtë, që duket se kanë humbur tërësisht identitetin e tyre këtë sezon.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ishte mjaft i frustruar me skuadrën e tij në përfundim të ndeshjes, ku deklaroi se Liverpuli ja bëri shumë të lehtë fitoren Realit të Madridit.

“Nëse kërkon të shkosh në gjysmë-finale të Champions League, duhet ta fitosh të drejtën. Ne nuk e arritëm këtë gjë. E vetmja gjë që mund të them se ishte mirë përveç golit është pjesa e parë.

Ia bëmë ndeshjen Realit të Madridit shumë të lehtë me gabimet tona. Por këto gjëra ndodhin në futboll”- u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat