Real Madrid - Barcelona, derbi i madh, ja gjyqtarët

Futboll

Real Madrid - Barcelona, derbi i madh, ja gjyqtarët

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:26
Real Madrid - Barcelona, derbi i madh, ja gjyqtarët

Mateu Lahoz është caktuar si gjyqtar kryesor për ndeshjen e së shtunës mes Real Madridit dhe Barcelonës në La Liga.

Gjyqtari enigmatik ka shumë përvojë në ndeshje të rëndësishme si kjo, prandaj nuk është çudi se ai është zgjedhur për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen më të madhe në La Liga.

Derisa vendimi zyrtar për caktimin e gjyqtarit do të bëhet publik të enjën nga Komisioni i Gjyqtarëve, MARCA raporton se Lahoz është zgjedhur tashmë, ndërsa Soto Grado do të jetë në dhomën e VAR-it.

Përveç rivalitetit të moçëm, takimi i së shtunës do të jetë vendimtar edhe në luftën mes Barcelonës, Real Madridit dhe Atletico Madridit në garën për titull në ligë këtë sezon.

Atletico është lider me 66 pikë, i ndjekur nga Barcelona me 65 dhe Real Madridi me 63.

Para këtij takimi, Lahoz do ta ndajë drejtësinë në një ndeshje tjetër të madhe, atë mes Bayern Munich dhe PSG-në në Ligën e Kampionëve sot në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat