Neymar zbulon tatuazhin e ri

Futboll

Neymar zbulon tatuazhin e ri

Më: 7 prill 2021 Në ora: 14:51
Neymar zbulon tatuazhin e ri

Neymar është rikthyer nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për më shumë se një muaj.

Ylli i PSG-së, ka zhvilluar dy ndeshje pas rikthimit derisa do të mungoj përsëri në ndeshjet e radhës në ligë por do të jetë i gatshëm kundër Bayernit në Champions.

Sulmuesi brazilian duket shumë i motivuar derisa ka zbuluar një tatuazh në këmbën e tij të djathtë.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa i fiksuar jam për të fituar”, shkruhet në atë tatuazh.

PSG sonte është mysafir i Bayernit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat