Tottenham-i, katër emra për të zëvendësuar Hugo Lloris-in

Futboll

Tottenham-i, katër emra për të zëvendësuar Hugo Lloris-in

Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:44
Hugo Lloris

Tottenham-i është në kërkim të një portieri të ri që do të zëvendësonte francezin Hugo Lloris, në formacionin e Spurs. Bordi i skuadrës angleze deri tani ka katër emra në tavolinë, Nick Pope, Dean Henderson, Mike Maignan dhe Sam Johnstone.

Pope është 28-vjeç dhe aktivizohet me Burnley-n në Premier Ligë. Vlera e tij sipas Transfermarket-it është rreth 15 milionë euro dhe ka kontratë deri në 2023. Pope është dhe pjesë e Kombëtares së Anglisë.

Henderson-i luan me Manchester United-in. 24-vjeçari kushton 20 milionë euro sipas Transfermarket-it dhe ka kontratë deri në 2025 me Djajt e Kuq, por ai po projektohet si portieri i parë në formacionin e Ole Gunnar Solskjaer-it, për sezonin e ardhshëm dhe duket i vështirë transferimi i tij. Edhe Henderson-i është pjesë e Kombëtares së Anglisë.

Maignan-i aktivizohet te Lille në Ligën e Parë franceze. 25-vjeçari kushton rreth 25 milionë euro sipas Transfermarket-it dhe ka edhe një vit kontratë. Lojtari dhe pjesë e Kombëtares së Francës.

Johnstone luan në Premier Ligë me West Brom-in. 28-vjeçari kushton rreth 6 milionë euro sipas Transfermarket-it dhe ka edhe një vit kontratë me klubin.

Loris-i pritet ta humbi vendin e titullarit te Tottenham-i dhe nuk përjashtohet edhe largimi në fund të sezonit. Francezi ka pësuar 32 gola në 30 ndeshje në Premier Ligë dhe 10 herë e ka mbajtur portën të paprekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat