U diskutua në pikëpamjen e infrastrukturës sportive dhe të fushave

Futboll

U diskutua në pikëpamjen e infrastrukturës sportive dhe të fushave

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:57
U diskutua në pikëpamjen e infrastrukturës sportive dhe të fushave

Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë anëtarët e saj për të miratuar statutin e ri të shoqatës, zgjedhjen e delegatëve që do ta përfaqësojnë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së si edhe pranimin e anëtarëve të rinj.

Në fillim të mbledhjes së zhvilluar ditën e premten kryetari i SHRFE, Ilirjan Hyshmeri, pasi prezantoi para anëtarëve rendin e ditës, u shpjegoi atyre procesin e riorganizimit si edhe nevojën për përshtatjen e statutit me rregullat e reja të anëtarësisë në FSHF.

Synimi i këtij riorganizimin është që secila Shoqatë Rajonale të organizojë në mënyrë të pavarur futbollin në çdo rajon dhe përfaqësimin në mënyrë të barabartë të futbollit profesionist në vendimmarrje, duke qenë që të gjithë të përfaqësuar.

Pas verifikimit të përbërjes së mbledhjes, u vijua me procesin e pranimit të anëtarëve të rinj në këtë shoqatë, që janë Klubi i Futbollit Sopoti, Klubi i Futbollit Gramshi, Klubi i Futbollit Shkumbini, Elite Sport 17, Elbasani 1913 dhe Futboll Klub Domosdova.

Të gjitha këto subjekte në fjalë plotësojnë kriteret statutore për t’u anëtarësuar dhe kishin paraqitur pranë Shoqatës të gjithë dokumentacionin përkatës të nevojshëm. Anëtarët e SHRFL votuan unanimisht për pranimin e anëtarëve të rinj.

Më pas, u kalua në shqyrtimin e projekt-statutit të ri të shoqatës, që u ishte prezantuar më parë anëtarëve të SHRFE e që u miratua gjithashtu me konsensus në përfundim të diskutimeve.

Gjithashtu, në këtë mbledhje të shoqatës u diskutua me anëtarët edhe mbi problematikat që ka hasur qarku i Elbasanit në pikëpamjen e infrastrukturës sportive dhe të fushave.

Në fund, u zgjodhën delegatët me të drejtë vote, të cilët do të përfaqësojnë shoqatën në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, të cilët janë Ilirjan Hyshmeri dhe Lulëzim Hasa. Kryetari i SHRFE, Ilirjan Hyshmeri, shprehu bindjen se emrat e votuar nga anëtarësia e kësaj shoqate do të përfaqësojnë me seriozitet shoqatën ne Asamblenë e radhës së FSHF-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat