Eze: I lumtur për golat

Futboll

Eze: I lumtur për golat

Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:37
Eze: I lumtur për golat

Patrick Eze ishte vendimtar me dygolëshin e tij në fitoren 3-0 të Kukësit ndaj Kastriotit. Në emisionin “Gol pas Goli”, sulmuesi nigerian deklaroi:

“Jam shumë i lumtur për golat, për veten time dhe për shokët e skuadrës, sepse vinim pas një ecurie me shumë rezultate negative. Jam i lumtur që unë dhe shokët e skuadrës u ringritëm në momentin e duhur dhe tani shohim lart. Nuk shoh golat personalë, por dua skuadrën që të rritet.”

Shitja jashtë Shqipërisë: “Nuk u mërzita, klubi vendos, pastaj unë dua të bëj më të mirën.”

Dedikimi: “Lojtari Zakari, që luan në Egjipt, ka pësuar paralizë dhe nuk mund të ecë. Në finalen e Emirateve të Bashkuara Arabe e kanë thirrur për ta dorëzuar trofenë dhe festimi im shkoi për atë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat