Shënohet nga 80 metra!

Futboll

Shënohet nga 80 metra!

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:18
Shënohet nga 80 metra!

Është një nga ata golat e rrallë që mbeten të memorie.

I njëjti është shënuar në ndeshjen e javës së 14-të të kampionatin meksikan, në sfidën në mes Pachucas dhe Pueblës që u mbyll me rezultat 1:3.

Ishte minuta e 6-të shtesë dhe miqtë kryesonin 1:2, teksa futbollistët vendas po bënin përpjekjet e fundit për të barazuar.

Pas ekzekutimit të një këndoreje, Salvador Reyes i Pueblas, pasi sheh që portieri kundërshtar kishte braktisur portën, për t’i dhënë ndihmë sulmit, godet nga një distancë rreth 80 metra, me topin që arrin të kalojë vijën fatale edhe pse e humbet ndjeshëm fuqinë.

I ligjshëm entuziazmi te futbollistët e Pueblas, që me këtë finalizim të pabesueshëm mbyllën ndeshjen me rezultatin 1:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat