Tare: Rivaliteti mes Kosovës dhe Shqipërisë i gabuar

Futboll

Tare: Rivaliteti mes Kosovës dhe Shqipërisë i gabuar

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:10
Tare: Rivaliteti mes Kosovës dhe Shqipërisë i gabuar

Igli Tare ka dhënë një intervistë për emisionin “Dueli Sportiv”, ku ka folur për dy kombëtaret tona.

Drejtori sportiv i klubit të njohur italian siguron të gjithë se bardh e kaltërtit kanë ende besim te Vedat Muriqi, pavarësisht se paraqitjet e tij këtë sezon kanë qenë larg pritshmërive.

Ndërkohë sa i përket Kombëtareve, Tare thekson se është i gabuar rivaliteti mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Është diçka e gabuar që bëhet një lloj kompeticioni ndërmjet dy Kombëtareve. Janë dy gjëra që kanë një format të ndryshëm, sepse Kombëtarja e Shqipërisë tashmë ekziston prej shumë kohësh, ndërsa Kombëtarja e Kosovës është e re”.

“Kanë përbërje të ndryshme dhe skuadra e Shqipërisë është një Kombëtare me lojtarë me më tepër eksperiencë, sepse luajnë sidomos në kampionatin italian”.

“Kombëtarja e Kosovës ndoshta ka një perspektivë më të mirë, por kemi një gabim që bëhet edhe në Shqipëri. Ka shumë disnivel nga një rezultat negativ në një rezultat pozitiv në analizën e rezultateve. Kjo është diçka që nuk e ndihmon futbollin e Kosovës”, ka thënë Tare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat