Zidane me kujdes e pret takimin me Liverpoolin

Futboll

Zidane me kujdes e pret takimin me Liverpoolin

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:12
Zidane me kujdes e pret takimin me Liverpoolin

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka thënë se Los Blancos nuk do të zbresin në ‘Anfield’ për të ruajtur rezultatin.

Reali fitoi 3-1 ndeshjen e parë në Madrid dhe duket afër gjysmëfinales, por në Champions League asgjë nuk dihet deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Zizu e ka bërë të qartë se Reali do të hyjë në ‘Anfield’ sikur rezultati të ishte 0:0.

“Ne nuk do të dalim dhe të menaxhojmë rezultatin”, u shpreh Zizu.

“Jemi mirë dhe duam të bëjmë një ndeshje tjetër të madhe. Kemi nevojë për të kaluar këtë rreth”.

“Do të ndiheshe krenar të fitosh më shumë La Ligën apo Championsin? Nuk mendojmë për këtë, është ditë pas dite, e kemi në kokë vetëm ndeshjen me Liverpoolin, duam të kalojmë tutje”.

“Si është Valverde? Është rikuperuar, do të jetë 100% për nesër”.

Në ndeshjen e parë Klopp foli për mundësinë që një ditë të vijë në Madrid. Derisa ju keni thënë se s’do të jeni Ferguson i Realit. E shihni Kloppin në Madrid? “Nuk e di, për momentin ai është trajner i Liverpoolit, unë trajner i Madridit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat