Duka letër KOKSH-it: Hipokrizi kërkesa juaj

Futboll

Duka letër KOKSH-it: Hipokrizi kërkesa juaj

Më: 15 prill 2021 Në ora: 13:14
Duka letër KOKSH-it: Hipokrizi kërkesa juaj

Duka letër KOKSH-it: Hipokrizi kërkesa juaj! Nëpërmjet një letre të dërguar së fundmi KOKSH-it, presidenti i FSHF, Armand Duka, e konsideron si hipokrizi kërkesat e tyre, në lidhje me organizimin e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më 17.04.021.

Në letrën e Dukës, thuhet se në kushtet kur rrethanat e kësaj Asambleje zgjedhore janë në ndikim të theksuar politik, si dhe në kushtet kur çdo vendim ndryshe do të ishte i dyshimtë, nga pikëpamja ligjore, FSHF kërkon shtyrjen e kësaj Asambleje duke u marrë masa për:

Thirrjen e një Asambleje të re, e cila zgjidh problemin e anëtarësisë së KOKSH duke përjashtuar formalisht të gjithë subjektet anëtare të cilat aktualisht të cilat janë të regjistruar si të tillë në regjistrimin e OFJ-ve dhe të pranojë si anëtare federatat që ftohen në asamble ndonëse nuk janë pranuar formalisht si të tilla.

Regjistrimin e këtij vendimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vetëm pas kësaj:

Të thirret një asamble zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat