Tare mund të largohet

Futboll

Tare mund të largohet

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:10
Tare mund të largohet

Igli Tare, falë shumë sukseseve të arritura si drejtor sportiv i Lazios, ia ka dalë të promovohet shumë dhe të jetë nën vëzhgimin e klubeve të ndryshme.

Pak sezone më parë, ishte një objektiv konkret i Milanit, ndërsa tashmë është një mes kandidatëve favorit për të qenë pjesë e Eintracht Frankfurt.

Në fund të këtij sezoni, Frankfurt do të ndryshojnë drejtor dhe Tare është një preferencë edhe për shkak të eksperiencës, por më shumë edhe për shkak të njohjes së futbollit gjerman.Kujtojmë se gjatë kohës kur ishte futbollist, ish-sulmuesi është aktivizuar me Kaiserslauten dhe Karsluher.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse oferta e Frankfurt do të jetë mjaftueshëm e mirë për të lënë Italinë dhe për të provuar një eksperiencë të re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat