Duket e çuditshme, por...

Futboll

Duket e çuditshme, por...

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:57
Buffon

Duket e çuditshme, por Gianluigi Buffon mund të luajë në Champions League edhe në moshën 43-vjeçare. Sipas gazetës La Republica, mbetet e hapur pista e transferimit të italianit tek Atalanta.

Në këtë skuadër, portierit legjendar mund t’i ofrohej vendi i sigurtë në formacion për shkak dhe të eksperiencës.

Megjithatë, skuadra e Juventusit ka treguar respekt maksimal për Bufonin, duke i ofruar dhe një kontratë një vjeçare, por në pozicionin e zëvendësuesit.

Nëse bardhezinjtë arrijnë të blejnë Donarumën nga Milani, atëherë do të jetë e vështirë për 43-vjeçarin të luajë rregullisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat