Milani në udhëkryq

Futboll

Milani në udhëkryq

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:59
Milani në udhëkryq

Milani po bën mjaft mirë këtë sezon, teksa ndodhet në vendin e dytë në kampionat dhe vitin tjetër me shumë mundësi do të bëjnë një rikthim të shumëpritur në Ligën e Kampionëve.

Stefano Pioli ka arritur të krijojë një grup mjaft të mirë lojtarësh, por vetëm për momentin, pasi në të ardhmen klubit kuqezi mund t’i largohen plot 14 lojtarë.

Në skadencë kontrate janë portieri Donaruma,  i cili akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, Hakan Çalhanoglu, i cili është përfolur për një transferim të tij tek rivalët e Juventusit, Zlatan Ibrahimoviç, i cili me shumë mundësi mund të rinovojë dhe për një sezon tjetër, Mario Mandzukiç që me shumë mundësi nuk do t’i rinovohet kontrata dhe vëllai i Xhixhi Donaruma, Antonio Donaruma, i cili mund të shohë të ardhmen e vëllait të tij për të vendosur.

Lojtarët që pritet tu mbarojë huazimi janë plot 5, të cilët Milani nuk e ka vendosur nëse do t’i blejë përfundimisht. Ata janë mbrojtësi Tomori, Diogo Dalot, Meite, Sandro Tonali dhe Brahim Diaz. Ndërkohë janë dhe 4 futbollistë që u skadon kontrata në qershor të vitit 2022 prej të cilëve Alesio Romanjoli, Simoj Kjer, Kalabria dhe Frenk Kesi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat