Mourinho e injoron keq francezin

Futboll

Mourinho e injoron keq francezin

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:21
Mourinho e injoron keq francezin

Jose Mourinho ka injoruar kritikat e fundit të Paul Pogba ndaj aftësive të tij në menaxhimin e burimeve njerëzore. Trajneri aktual i Tottenham tha se nuk i intereson çfarë mendon francezi i Manchester United për të. 

Pogba tha dje se Ole Gunnar Solskjaer është një lloj trajneri tjetër, sepse nuk vepron kundër lojtarëve, sikurse bënte portugezi.

Duke folur për “Sky Sports”, pasi skuadra e tij barazoi me Everton, Mourinho u përgjigj: “Do të doja të thoja se nuk mund të kujdesesha më shumë për të te Manchester United se për ato që ka thënë dje. Nuk jam aspak i interesuar”.

Çfarë tha dje Pogba
“Raporti që unë kam tani me Ole është ndryshe, ai nuk kthehet kundër lojtarëve. Ndoshta Ole nuk i fut në formacion, por nuk është se i lë mënjanë sikur të mos ekzistojnë më. Ky është ndryshimi mes Mourinho dhe Ole. Kam pasur një marrëdhënie të mirë me Mourinho dhe të gjithë e panë, pastaj një ditë më pas ju nuk dini se çfarë ndodhi. Kjo është gjëja e çuditshme që pata me Mou dhe nuk mund të jap dot më shumë shpjegime, pasi as vetë nuk e di”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat