Tottenham kontakton Sarrin

Futboll

Tottenham kontakton Sarrin

Më: 20 prill 2021 Në ora: 08:17
Maurizio Sarri

Tottenham kontaktoi përfaqësuesin e Maurizio Sarri, Fali Ramadani pasi shkarkoi José Mourinho, raporton Football Italia.

Sarri është nën kontratë me Juventusin deri në qershor 2022, por Zonja e Vjetër mund të ndërpresë kontratën e tij një vit më parë duke paguar një tarifë prej 2.5 milionë euro deri në fund të prillit.

Tottenham shkarkoi José Mourinhon sot, duke njoftuar se Ryan Mason do të marrë detyrën e trajnerit të përkohshëm.

Sarri është i interesuar të rikthehet në pozitën e trajnerit pas një pauze.

Juventusi e shkarkoi atë pas eliminimit të tyre në Ligën e Kampionëve nga Lyon në gusht të vitit të kaluar.

Sarri fitoi titullin në Serie A dhe humbi një finale të Coppa Italia në penallti ndaj Napolit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat