Gara për “Këpucën e Artë”

Futboll

Gara për “Këpucën e Artë”

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:51
Gara për “Këpucën e Artë”

Faza e fundit e sezonit 2020-2021 sapo ka nisur, teksa një garë mjaft interesante, jo ekipore, por individuale është ajo për “këpucën e artë”.

Kukësi nuk ka zhvilluar një sezon të përsosur, por ka dy futbollistë në krye të listës së golashënuesve, Patrick Friday Eze është për momentin në vendin e parë me 13 gola dhe një pjesë të të cilëve falë atij që mban vendin e dytë.

Kapiteni i bluve Agim Ibraimi ka realizuar 12 gola, por gjithashtu ka dhuruar 5 asiste, ndërsa pas tyre vjen një dyshe vlonjate, secili me 11 gola të realizuar, Dejvi Bregu që ka bërë diferencën tek Teuta dhe 8 nga ato 11 gola i ka shënuar në 2021-in, ndërsa Ardit Hoxhaj po përjeton me Vllazninë edicionin më të mirë në karrierën e tij.

Në garë mund të konsiderohet edhe Devid i Kastriotit me 9 gola, por braziliani është i dëmtuar dhe kjo e penalizon në luftën për “këpucën e artë”. Realizimet individuale kanë qenë më pak se sezonin e shkuar kur Kyrian Nwabueze, i cili këtë edicion për shkak të shqetësimeve fizike dhe pezullimeve ka shënuar vetëm 7, e mbyllte edicionin 2019-2020 me 26 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat