Tifozët e Liverpoolit të acaruar me njoftimin 47 fjalësh për largim nga Superliga Evropiane

Futboll

Tifozët e Liverpoolit të acaruar me njoftimin 47 fjalësh për largim nga Superliga Evropiane

Më: 21 prill 2021 Në ora: 09:30
Tifozët e Liverpoolit

Projekti i krijimit të Superligës Evropiane tani për tani duke se do të mbetet vetëm në letër.

Gjashtë klubet nga Liga Premier, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Arsenal, Manchester City dhe Tottenham, konfirmuan largimin nga ky projekt.

Të gjitha klubet angleze dolën me njoftim se nuk do të jenë pjesë e Superligës Evropiane, duke qëndruar të bashkuar me kërkesat e tifozëve.

Mirëpo, ata të Liverpoolit nuk iu gëzuan edhe shumë këtij vendimi, pasi shprehën acarimin e tyre ndaj njoftimin të klubit që përmbante vetëm 47 fjalë.

“Vendimi i saktë i nxjerrë në mënyrën më patetike, çnjerëzore, në mënyrë frikacake”, shkroi një tifoz.

“Deklaratë tronditëse”, ishte komenti i një të dyti.

Ndërsa i treti, shkroi: “Vazhdoni ta lexoni përsëri. Duhet të mungojnë disa paragrafë”.

Lojtarët e Liverpoolit po ashtu ishin të bashkuar, duke lëshuar të gjithë njoftimin e njëjtë se janë kundër Superligës Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat