Kërkojnë dorëheqjen

Futboll

Kërkojnë dorëheqjen

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:27
Kërkojnë dorëheqjen

Afera e Superligës së Evropës, që ka shkaktuar tërmet në botën e futbollit ditët e fundit, nuk ka mbaruar ende.

Gjashtë drejtuesve të klubeve angleze, që promovuan Superligën si themelues të saj, u ftuan të largoheshin nga pozicionet e tyre në Premier League.

Kështu raporton media në Britaninë e Madhe, sipas së cilës drejtuesit e 14 klubeve të tjera të elitës së futbollit anglez synojnë t’i detyrojnë të tërhiqen nga pozicionet që mbajnë në komisionet e ndryshme.

Drejtuesit e ftuar për t’u larguar janë nënkryetari ekzekutiv në largim i Manchester United Ed Woodward, presidenti i Liverpoolit, Tom Werner, presidenti i Chelsea-t, Bruce Buck, shefi ekzekutiv i Arsenalit, Vinai Venkatesham, dhe shefi ekzekutiv i Manchester City-t, Ferrari Soriano..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat