Klubi i madh francez në krizë

Futboll

Klubi i madh francez në krizë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:40
Klubi i madh francez në krizë

Klubi i Bordo, një nga më të njohurit në Francë në dekadat e fundit dhe dikur finalist iu Kupës UEFA, ka nisur procedurën e falimentimit dhe kalimit nën administrim të gjykatës të qytetit.

Fondi i investimeve “King Street”, ka vendosur që të mos financojë më klubin, meqë prej më shumë se një viti regjistron vetëm humbje si pasojë e pandemisë, ndaj ka firmosur letrat që kalojnë klubin nën administrimin e gjykatës tregtare.  

“”King Street”, aksioneri i maxhorancës i klubit, pasi ka investuar 46 milionë euro që nga blerja e tij, ka bërë të ditur se nuk ka ndër mend të mbështetë më klubin financiarisht për kërkesat aktuale apo në të ardhmen. Në këto rrethana, presidenti për të mbrojtur klubin e ka vendosur nën mbrojtjen e gjykatës komerciale të Bordosë”, shkruhej në njoftimin e klubit të Ligës 1.

Kështu, rrezikon të zhduket një prej klubeve më të njohura të Francës, një klub i cili i ka dhënë emër shumë figurave të shquara të futbollit francez e në radhët e të cilit kanë kaluar shumë legjenda mes të cilëve treshja Zidan-Dugarri-Lizarazu, që u bë më pas pjesë e një prej epokave më të lavdishme të përfaqësueses franceze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat