Ja si u vlerësuan Rrahmani, Hysaj e Muriqi në Serie A

Futboll

Ja si u vlerësuan Rrahmani, Hysaj e Muriqi në Serie A

Nga: K.Goca Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:24
Notat

Napoli e ka fituar bindshëm ballafaqimin ndaj Lazios, me rezultat 5:2. 

E veçanta është te futbollistët Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi, edhe pse si zëvendësues u vlerësuan më shumë me notë se Elseid Hysaj. 

Hysaj u paraqit titullar për Napolin dhe u vlerësuan me notën 6.5 nga faqja e specializuar për nota “sofascore”.

Rrahmani luajti nga minuta e 71-të për Napolin dhe u vlerësua me notë 6.7 dhe Vedat Muriqi nga minuta e 83-të për Lazion, nota e tij 6.7.

Pas javës së 32-të në Serie A, Napoli zë pozitën e pestë me 63 pikë apo ka pesë më shumë se Lazio, që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat