Trajneri i Vllaznisë: Asnjë nënvlerësim Skënderbeut

Futboll

Trajneri i Vllaznisë: Asnjë nënvlerësim Skënderbeut

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:00
Trajneri i Vllaznisë: Asnjë nënvlerësim Skënderbeut

Java e 29-të e Superiores e vendos Vllazninë kundër korçarëve, që luftojnë për mbijetesë. Një sfidë e shumëpritur në Shkodër, edhe pse tifozët nuk lejohen në stadiume prej pandemisë. Sigurisht, në ndjekje të kreut dhe titullit kampion, kuqeblutë do ta kenë një sy edhe nga Durrësi, duke pritur ndonjë “dhuratë” nga bardheblutë. Pra, shpresojnë të frenohet Teuta dhe kreu të hapet tërësisht. Nga ana e tij, trajneri Thomas Brdaric apelon për përqendrim te ndeshja me Skënderbeun:

“Çdo takim e vlerësojmë si finale, i nesërmi është shumë i rëndësishëm. Nuk e di si do të jetë finalja e Kupës, por nesër do kërkojmë tri pikët. Përqëndrimi?

Është duke ardhur fundi i sezonit dhe është faza e katërt do vëmendje maksimale. Jemi të fokusuar që të mos iu japim shans skuadrave të tjera të na sulmojnë.

6 gola në Fier? Jemi të stabilizuar në mbrojtje, kemi marrë pikë të rëndësishme që na rrisin moralin. Kemi mundësi të sulmojmë, gjë që e nisim nga pas, duke qenë të sigurt në prapavijë. Imami? E rëndësishme është që jemi më shumë se 11 lojtarë dhe për mua është e vështirë që të vendos se kush do të jetë nga fillimi.

Skënderbeu entuziast? Gjithkush do të fitojë, ne nuk do t’i lejojmë as hapësirën më të vogël kundërshtarit nesër. Jemi të vendosur dhe shumë seriozë. Kompromis? Ka një marrëveshje për nesër mes nesh, do të marrim tri pikët në fushë edhe kaq. Mendjen te të tjerët? Ne nuk shohim as majtas dhe as djathtas, bëjmë punën tonë, për tifozët dhe klubin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat