​Kërkohet mbledhje urgjente e Serie-A dhe dënime për Interin, Milanin dhe Juventusin

Futboll

​Kërkohet mbledhje urgjente e Serie-A dhe dënime për Interin, Milanin dhe Juventusin

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Në mediat italiane po raportohet se 11 klube të Serie A kanë nënshkruar një letër ku kërkojnë veprime kundër Juventusit, Milanit dhe Interit për shkak se morën pjesë në krijimin e Superligës Evropiane.

Tre përfaqësuesit e këtyre klubeve ishin në grupin e 12 “rebelëve” evropianë, që u bashkuan me Real Madridin, Barcelonën, Atletico Madridin, Manchester United, Chelsean, Liverpoolin, Manchester Cityn, Tottenhamin dhe Arsenalin.

Kjo iniciativë u shemb brenda 48 orësh, megjithëse presidenti i Real Madridit Florentino Perez vazhdon të këmbëngulë se kontratat janë të detyrueshme për këto klube.

Tani mbetet të shihet se çfarë ndëshkimi do të shqiptohet nga UEFA, por Lega Serie A duket hezituese për të ndërmarrë ndonjë veprim ndaj këtyre klubeve.

Sipas gazetës “La Repubblica”, 11 klube të Serisë A kanë nënshkruar një letër duke kërkuar sanksione kundër këtyre tri klubeve.

Letra bën thirrje gjithashtu për një takim urgjent të Lega Serie A për të diskutuar sanksionet e mundshme.

Klubet që nënshkruan janë Roma, Torino, Bologna, Genoa, Sampdoria, Sassuolo, Spezia, Benevento, Crotone, Parma dhe Cagliari.

Kësaj nisme nuk i janë bashkuar skuadra si Napoli, Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Verona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat