Ronaldo fillon presionin për t’u larguar nga Juventusi, këto janë dy ekipet ku mund të transferohet

Futboll

Ronaldo fillon presionin për t’u larguar nga Juventusi, këto janë dy ekipet ku mund të transferohet

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:54
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të bëjë presion që të largohet nga Juventusi në rast se kampioni aktual i Serie-A do të dështojë që të sigurojë njërën nga pozitat që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Paris-Saint-Germanin dhe Manchester United raportohet se janë dy destinacione të cilat ylli portugez po i shikon si mundësi reale për ta vazhduar karrierën e tij.

“TuttoSport” raporton se numri shtatë i “Zonjës së Vjetër” nuk e sheh veten duke luajtur ne Europa League.

Dhe ka filluar ta hartojë planin për t’u larguar nga “Allianz Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat