Standard i dyfishtë nga Komisioni Disiplinor për rastin e gjyqtarit Patriot Fazliu

Futboll

Standard i dyfishtë nga Komisioni Disiplinor për rastin e gjyqtarit Patriot Fazliu

Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:19
Patriot Fazliu

Ndeshja e ligës së dytë mes Fushë Kosovës dhe Vjosës më 17 prill nuk kishte përfunduar siç duhet.

Në këtë ndeshje kishte shpërthyer dhuna në minutën e 60-të ndeshjes mes dy klubeve dhe nga hyrja e tifozëve në fushë.

Kjo ndeshje ishte ndërprerë me vendim të gjyqtarit Patriot Fazliu, pasi skuadra mysafire, FC Vjosa, kishte refuzuar të dalë përsëri në fushë për shkak të, siç pretendonin, mungesës së sigurisë për ta zhvilluar këtë ndeshje.

Pas këtij zhvillimi, gjyqtari i ndeshjes, Patriot Fazliu, është dënuar me gjashtë muaj mosushtrim të detyrës së gjyqtarit në të gjitha ndeshjet zyrtare të cilat janë të deleguara nga FFK-ja.

Patriot Fazliu po ashtu luan si qendërmbrojtës në klubin KF Kika, që garon në Ligën e Parë, Grupi B, por pas dënimit nga Komisioni i Garave në Ligën e Dytë, Fazliu nuk ka të drejtë të luajë për Kikën për gjashtë muaj.

“Gjyqtari i futbollit nuk mund të paraqitet si lojtarë për klubin i cili garon në Ligën në të cilën gjykon (referon) ai. Gjyqtarët të cilët janë lojtarë aktiv në kohën e dënimit me ndalim të gjykimit (referimit) nuk mund të paraqiten në ndeshjet publike si lojtar, gjegjësisht në kohën e dënimit me ndalesë së ndeshjeve si lojtarë, nuk mund të referojë në ndeshjet publike. Gjyqtarët e dënuar në çfarëdo baze nuk mund të gjykojnë dhe të kryen funksion në asnjë garë të organizuar nga FFK-ja, as në Liga të Seniorëve, të femrave e as në Futsall apo për grupmosha të reja.Të drejtat dhe obligimet e gjyqtarëve përcaktohen me Rregulloret e lojës së futbollit dhe ato të gjyqtarëve dhe gjykimit”, thuhet në nenin 22 të Rregullores së Garave.

Kryetari i Komisionit të Garave në Ligën e Dytë, Ardian Llumnica, kishte vendosur që ta përsërisë ndeshjen e ndërprerë mes Fushë Kosovës dhe Vjosës si arsye që gjyqtari i kësaj ndeshjeje – Patriot Fazliu, i kishte thyer rregullat esenciale të lojës si gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje.

“Komisioni i garave në rastin e vendimit për përsëritjen e ndeshjes pas administrimit të gjithë provave ka konstatatuar se asnjëra skuadër nuk ka qenë nxitëse e eksesit që ka quar në ndërprerjen e ndeshjes dhe gjithashtu ka konstatuar se kjo ka ardhur si pasoj e shkeljes së rregullave esenenciale nga gjyqtari kryesor i ndeshjes. Me aktet normative të FFK parashihet fillimi dhe rifillimi i ndeshjes. Andaj i njëjti është vlerësuar me notë të dobët edhe nga delegati i ndeshjes”, thuhet në arsyetimin e Komisionit të Garave të Ligës së Dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat