Korçarët me dilema

Futboll

Korçarët me dilema

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:01
Korçarët me dilema

Skënderbeu në këtë ndeshje pritet që të luajë gjithçka për gjithçka. Kjo për vetë faktin, pasi është një nga “stacionet e fundit” ku kalon mbijetesa.

Në këtë takim, trajneri Memelli pritet që të rikthejë dy titullarët, Mara dhe Taipi për të qenë të gatshëm dhe për ta ndërtuar mesfushën e korçarëve përkrah Randit. Lojtarë që nuk luajtën nga minuta e parë në Shkodër. Mirëpo, në portë trajneri nuk ka qenë i vendosur në fjalën e tij në konferencë, pas daljes së gabuar të Dajsinanit në Shkodër apo edhe formës së shkëlqyer të Rexhepit në Kupë që vë në balotazh fanellën titullare të portës. Në mbrojtje, Meksi, Bajrami, Vitija, Sadriu dhe Zguro pritet që të formojnë digën me pesë.

Në sulm, Berisha dhe Mensah do të kenë detyrën të udhëheqin ekipin. Përballja me Bylisin është sfida e parë e shpresës për korçarët që të mund të qëndrojnë në garë deri në fund për të synuar mbijetesën ose qoftë edhe ndeshjen e fazës “play out”.

Për këtë 90-minutësh, trajneri Memelli, në ndryshim nga transferta në Shkodër, ka të rikthyer Taipin i cili mungoi për arsye shëndetësore. Ndërsa, nga ana tjetër, Belajdi Pusi nuk është i gatshëm dhe trajneri Memelli shpjegoi se bëhet fjalë për një dëmtim muskulor.

Trajneri Dovedan pritet që të aktivizojë ata futbollistë të cilët luajtën edhe me ekipin fierak. Mungesa e vetme është sulmuesi, Spahiu, i cili është dënuar nga Disiplina. Edhe Kojiç që pësoi dëmtim ndaj Apolonisë, pritet të jetë sot në fushë. Qirko në portë dhe para tij priten Ymeralilaj, Janku, Stojanoviç dhe Loran. Ntepe, Ujka, Hadroji, Beji dhe Ndreca janë pesëshja e mesfushës. Në sulm, Kojiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat