Roma shkarkon trajnerin

Futboll

Roma shkarkon trajnerin

Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:42
Roma shkarkon trajnerin

Mbyllet pas dy sezonesh aventura e Paulo Fonsecas në stolin e Romës.

Rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit kanë detyruar drejtuesit e klubit verdhekuq të marrin vendimin drastik për t’i dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin portugez.

Humbja e thellë ndaj Manchester United në gjysmëfinalen e parë të Europa League me shifrat 6-2 por edhe vetëm 5 pikë të grumbulluara në 8 ndeshjet e fundit të Serie A që jo vetëm nxorrën Romën nga gara për një vend në zonën Champions por i hoqën mundësinë për të marrë pjesë edhe në Europa League, me kryeqytetasit që në 3 javët e fundit duhet të garojnë fort me Sassuolon për një vend në Conference League, ishin disa nga arsyet e shkarkimit të Fonsecas i cili në këto dy vite te Roma bëri një punë të kënaqshme por nuk i kaloi asnjëherë pritshmëritë.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë pasuesi i teknikut portugez te Roma por favorit kryesor sipas mediave italiane është Maurizio Sarri i cili është gati të rikthehet në stol pas një viti pushim pas largimit nga drejtimi i Juventusit.

Përsa i përket Paulo Fonsecas ai do ta drejtojë Romën edhe në 5 ndeshje mes kampionatit dhe Europa League me objektivin për ta mbyllur në mënyrën më të mirë aventurën e tij verdhekuqe. Këtë sezon për Fonsecan dhe Romën mund ta shpëtonte vetëm kalimi në finalen e Europa League, por një fitore 4-0 ndaj Manchester United në Olimpico ngjason më shumë me një mision të pamundur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat