Messi dhe Mbappe, emrat me të përfolur

Futboll

Messi dhe Mbappe, emrat me të përfolur

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:01
Messi dhe Mbappe, emrat me të përfolur

Lionel Messi duket se ishte i qartë për qëndrimin në Barcelona, ​​por fakti që ai ende nuk ka nënshkruar një kontratë rinovimi i ka dhënë shpresë klubeve të tjera për një transferim të mundshëm.

PSG po mendon që të shtojë në skuadër një lojtar të kalibrit të Messit dhe së bashku me Neymarin të luftojnë për të marrë Ligën e Kampionëve, raporton TodoFichajes.

Megjithatë, në mënyrë që të realizohet ky transferim atëherë do të duhej që Kylian Mbappe dhe Real Madrid të arrijnë një marrëveshje së bashku, vetëm në këtë rast do të ishte i mundur nënshkrimi i argjentinasit.

E gjitha kjo ndodhë për arsye se Fair Play financiar nuk do të lejonte që Mbappe, Messi dhe Neymar të luajnë në një skuadër.

Le të kujtojmë se PSG, nëse do të arrinin një marrëveshje me Messin, do ta nënshkruanin atë me kosto zero, transmeton lajmi.

Sipas mediave të ndryshme, të tilla si Le Parisien, në planifikimin e sezonit të ardhshëm që Leonardo (drejtori sportiv) kanë përfshirë edhe me Messin në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat