Fundi i telenovelës

Futboll

Fundi i telenovelës

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:44
Fundi i telenovelës

Fundi i telenovelës, të paktën për “L’Equipe”.

Sipas të përditshmes franceze, nënshkrimi i shumëpritur i rinovimit dhe njoftimi zyrtar i zgjatjes edhe për 4 vite të tjera të marrëveshjes midis Neymar dhe PSG do të mbërrijë brenda ditës.

Asnjë kthim të brazilianit te Barça, pra, por vazhdimësi në Paris për sulmuesin, i cili ditët e fundit ka përsëritur se është i lumtur në Francë dhe se ka kapërcyer çdo vështirësi të ambientimit, duke lënë mënjanë nostalgjinë për vitet e tij në Katalonja.

Sidoqoftë, mbetet të shkruhet e ardhmja e Kylian Mbappé, kontrata e të cilit skadon më 2022, por negociatat për rinovimin e kampionit të botës janë bllokuar. Ekziston një mundësi reale që ai të largohet nga Parisi për të kaluar te Real Madridi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat