Interi me lehtësi e mposhti Sampdorinë

Futboll

Interi me lehtësi e mposhti Sampdorinë

Nga: K.G. Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:48
Interi me lehtësi e mposhti Sampdorinë

Interi me një lojë të mirë, e mposhti me lehtësi me rezultat 5:1 Sampdorinë, në takimin e javës së 35-të në Serie A.

Futbollistët e Sampdorisë nuk kishin takat që të ndalin sulmin si uragan të Interit.

Për zikaltrit shënuan Gagliardini (4'), Sanchez (26' e 36'), Pinamonti (61'), Martinez (70') dhe për Sampdorinë Keita (35').

Interi kryeson me 85 pikë, ka 15 më shumë se Napoli në pozitën e dytë dhe Sampdoria renditet në vend të nëntë me 45 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat