Prishtinës i duhet edhe një pikë për titull, ja ndeshjet e dy javëve të fundit 

Futboll

Prishtinës i duhet edhe një pikë për titull, ja ndeshjet e dy javëve të fundit 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:47
Prishtinës i duhet edhe një pikë për titull, ja ndeshjet e dy javëve të fundit 

Prishtinës i duhet edhe një pikë që zyrtarisht të shpallet kampion i ri i Kosovës. 

Bardhekatrit po e rikthejnë titullin pas 8 viteve në vitrinat e tyre. Kryetrajneri Zekirija Ramadani ka bërë punë të madhe, duke befasuar të gjithë sepse në javën e parë të pranverës ishte minus 14 pikë nga pozita e parë, tani ka +5 para vendit të dytë! 

Në dy javët e fundit gjithçka do të qartësohet, se cila skuadër do t’i bashkohet Besës për një rang më poshtë, cilat në Evropë, cila në barazh dhe cila kampione. 

Java e 34-të
Arbëria-Drenica 1:1
Drita-Ballkan 1:1
Llapi-Besa 1:0
Prishtina-Feronikeli 2:1
Trepça '89-Gjilani  2:1

Tabela
1. Prishtina    34    23    6    5    60:20   75
2. Drita    34    20   10    4    54:28    70
3. Ballkani    34    21    5    8    70:38    68
4. Gjilani    34    12    12    10    36:35    48
5. Llapi    34    13    3    18    47:53   42   
6. Drenica    34   10    12    12    33:43    42
7. Trepça ’89    34    11    6    16    33:48    39
8. Feronikeli    34    9    11    14    39:34    38
9. Arbëria    34    10    7   7    39:54    37
10. Besa    33   2    6    26    25:86   12

Java e 35-të: 
Arbëria-Llapi
Drenica-Drita
Ballkani-Trepça '89
Feronikeli-Besa
Gjilani-Prishtina

Java e 36-të, e fundit
Drita-Arbëria
Besa-Gjilani
Llapi-Feronikeli
Prishtina-Ballkani
Trepça '89-Drenica

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat