Pioli: Ibrahimovic nuk është i gatshëm për Torinon dhe Cagliarin

Futboll

Pioli: Ibrahimovic nuk është i gatshëm për Torinon dhe Cagliarin

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:51
Pioli: Ibrahimovic nuk është i gatshëm për Torinon dhe Cagliarin

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka konfirmuar se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Torinos dhe Cagliarit.

Suedezi pësoi lëndim në fitoren 0 – 3 ndaj Juventusit dhe bëri testimet mjekësore.

Pioli ka konfirmuar se Pioli nuk do jetë i gatshëm ndaj Torinos dhe që nuk do shërohet në kohë për t’u përballur me Cagliarin të dielën.

“Lajmi i vetëm i keq është lëndimi i tij. Lëndim në gju. Nuk do jetë i gatshëm nesër dhe të shtunën kundër Cagliarit”.

“Të shohim si do jenë zhvillimet në javën tjetër”, deklaroi ai.

Milan momentalisht renditët në pozitën e tretë në tabelë dhe nëse fiton në dy ndeshjet e radhës, atëherë do sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas plotë tetë viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat