Haaland nuk do të largohet

Futboll

Haaland nuk do të largohet

Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:32
Haaland nuk do të largohet

Presidenti i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, është shprehur i sigurt se Erling Haaland do të qëndroj.

Falë formës së jashtëzakonshme të shfaqur në vitet e fundit, Erling Haaland ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Mirëpo, Watzke nuk po mendon se sulmuesi norvegjez do largohet nga “Signal Iduna Park”.

“Unë kam shpresën e qartë që Erling Haaland do të luajë për ne vitin e ardhshëm. Dhe nuk shqetësohem për asgjë tjetër. Jam plotësisht i relaksuar” – ka thënë i pari i klubit gjerman për “Bild”.

Ndryshe, Erling Haaland ka kontratë të vlefshme me Borussia Dortmundin deri më 30 qershor të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat