Lukaku në telashe

Futboll

Lukaku në telashe

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:29
Lukaku në telashe me policinë

Romalo Lukaku mund të jetë në rrezik të dënohet pasi festoi ditëlindjen në kundërshtim me masat e shtetit italian.

Corriere della Sera raporton se policia hyri në një hotel në qendër të Milanos rreth orës tre të mëngjesit dhe gjeti sulmuesin belg duke festuar ditëlindjen e tij pas fitores 3-1 kundër Romës.

Gazeta zbulon se Achraf Hakimi, Ivan Perisic dhe Ashley Young ishin midis 24 personave të identifikuar në mbrëmje, duke përfshirë menaxherin e restorantit të hotelit, i cili organizoi ngjarjen.

Drejtori dhe të ftuarit do të sanksionohen për shkelje të ndryshme të rregullave të COVID.

Raporti shpjegon se policia iu përgjigj një telefonate rreth orës 3.00 të mëngjesit dhe udhëtoi për në një hotel në qendër, ku po festohej ditëlindja e sulmuesit të Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat