Klopp: Nuk do të dorëzohemi

Futboll

Klopp: Nuk do të dorëzohemi

Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:50
Klopp: Nuk do të dorëzohemi

Liverpuli nuk mund të regjistronte një rezultat tjetër në “Old Trafford” përveç fitores dhe Jyrgen Klop është i kënaqur me paraqitjen fantastike të djemve të tij. Për ta kanë mbetur edhe 3 finale, të cilat duhet të fitohen të gjitha për të ëndërruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm.

“Ishte një ndeshje fantastike. Jam shumë krenar për djemtë e mi”, tha trajneri i Liverpulit pas fitores së tij të parë në këtë stadium.

“Është një fitore shumë e rëndësishme. Ne besojmë. Nuk do të dorëzohemi deri në momentin e fundit. Kemi edhe 3 ndeshje dhe duhet t’i fitojmë të gjitha.

Nëse e bëjmë, mendoj se kemi shanse të vërteta për t’u renditur të katërtit”, shtoi tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat