Tuchel: Pas disfatës nga Arsenali duhet të reagojmë ndaj Leicesterit

Futboll

Tuchel: Pas disfatës nga Arsenali duhet të reagojmë ndaj Leicesterit

Më: 14 maj 2021 Në ora: 19:31
Thomas Tuchel

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka kërkuar nga skuadra e tij që të reagojnë pas humbjes nga Arseanli në Premierligë.

Chelsea humbi ndeshjen ndaj Arseanlit në “Stamford Bridge” dhe tani do të ketë përballë Leicester Cityn në kuadër të finales së FA Cup.

Tuchel duke folur para ndeshjes në konferencën për shtyp, ka kërkuar nga skuadra e tij që të reagojë dhe të rikthehet në “binarë” pasi tani e tutje çdo ndeshje është e rëndësishme.

“Ne kemi dy finale, kemi një finale për FA Cup dhe një finale tjetër me ta në ligë ku kërkojmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, tha ai.

“Çdo fitore të jep ndjenjën e mirë dhe momentumin e duhur, do të jetë vështirë, por jemi gati, i gjithë grupi është gati edhe Kovacic është gati për këtë ndeshje, duhet ta shijojmë duke punuar shumë dhe duke e ndihmuar njëri-tjetrin dhe kjo është çfarë do të bëjmë nesër dhe të martën”, tha gjermani.

Tuchel u pyet edhe për lokacionin e Ligës së Kampionëve pasi u ndryshua nga Stambolli në Porto.

“Jam i lumtur të shkoj kudo për të luajtur në finale të Ligës së Kampionëve, por ne duhet të fokusohemi njëherë për ndeshjet që kemi dhe kjo na ndodhi në ndeshjen ndaj Arsenalit, por e morëm mësimin, tani jemi të fokusuar për Wembley”, tha Tuchel.

“Do të jetë një suprizë, një shok,sepse nesër do të jetë hera e parë që tifozët do të jenë të pranishëm. Por do të jetë një ndjenjë e paharrueshme të shohësh tifozët, familjet e tyre dhe fëmijët duke na mbështetur”, përfundoi Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat